Ronaldinho transferohet ne Flamengo
Albeu.com
Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, është pajtuar që të luajë për skuadrën braziliane Flamengo edicionin e ardhshëm. Deri te kalimi i tij në Flamengo ka mbetur vetëm autorizimi nga Milani, shkruan "GloboEsporte.com" të martën.Ronaldinho ka pëlqyer idenë që të kthehet në vendlindje dhe është duke biseduar me Milanin për të shkëputur kontratën.

Presidentja e Flamengos, Patricia Amorim, ka konfirmuar se është takuar me Ronaldinhon së fundi, por nuk janë bërë të ditura detajet. Ish-lojtari më i mirë në botë, Ronaldinho, ka edhe një vit kontratë me skuadrën italiane. Për Milanin do të ishte e mirëseardhur shitja e Ronaldinhos, pasi është duke shqyrtuar mundësinë që të transferojë yllin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviq.

Dinho është duke i kaluar pushimet në Rio de Janeiro të Brazilit ku edhe e ka bazën Flamengo.

Nëse Milani dhe Flamengo nuk arrijnë marrëveshje gjatë verës, atëherë Ronaldinho ka mundësinë që të largohet nga "San Siro" qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ronaldinho stinorin e kaluar me Milanin përfundoi në pozitën e tretë në Serie A dhe shënoi 12 gola dhe asistoi 14 herë në 36 ndeshje.
Shtuar më 14/07/2010, ora 13:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori