Ronaldo 100 gola me Realin e Madridit (VIDEO)
Ronaldo e ka shënuar golin e tij të 100-të me fanellën e Real Madridit. Kjo ndodhi në fitoren 2-0 të madrilenëve kundër Lion.

Të dy golat për Realin i shënoi portugezi, një super gol nga goditja e dënimit dhe të dytin me penallti.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 76 gola në La Liga, 7 në Kupën e Mbretit, 16 në Ligën e Kampionëve dhe një gol në Superkupën e Spanjës.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo kaloi te Real Madridi në vitin 2009 nga Manchester United për një shifër rekord të paguar prej Florentino Perez, por për tre sezone me klubin spanjoll ka arritur të fitojë vetëm një Kupë Mbreti, sezoni e shkuar kundër Barcelonës, në finalen e Valencias. /albeu.com/

Në video do të shihni 53 golat e Ronaldos gjatë sezonit 2010-2011, me fanellën e madrilenëve


Shtuar më 03/11/2011, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori