Ronaldo-Bale-Benzema, përçahen 3 yjet e Realit
Në dhomat e zhveshjes të Real Madrid djeg akoma ai egoizëm i Gareth Bale në sfidën kundër Valencia-s. Uellsiani duhet të shërbente për Benzema, por mëngjarashi kërkojë zgjidhje personale, një moment i cili acarojë tej mase Benzema-në. Cristiano Ronaldo dhe Benzema gjatë pjesës së mbetur të ndeshjesh u panë shpesh duke komunikuar në distance, sigurisht për gjestin e Bale.

Ai egoizëm i shfaqur nga Bale pati një ndikim të drejtpërdrejtë në fatet e sfidës, pasi Reali pësojë humbjen e parë pas 22 fitoreve radhazi. Reagimi nuk ishte vetëm në fushe, nga Ronaldo e Benzema, por edhe në pankinë, me Carlo Acelottin që e përjetojë në të njëjtën mënyrë.

Megjithatë në konferencë për shtyp trajneri i "Los Blancos" përpiqet të justifikojë Bale: "E pashë aksionin, nuk kishte hapësirë për të pasuar, Bale nuk është një lojtar individualist", theksojë Ancelotti.

Përtej deklaratës së italianit, nga aksioni u duk qartë që Bale nuk mendojë për skuadrën por kërkojë zgjidhje personale, statusin e heroit, që në fund i shkaktoi Realin një humbje aspak të pëlqyeshme. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori