Ronaldo-Bale do ti sjellë lumturi popullit madrilen
Luiz Nazario de Lima beson se dyshja C. Ronaldo-Bale do të funksionojë më së miri për t’i sjellë lumturi popullit madrilen. I pranishëm në garën e Monzës në Formula 1 për të ndjekur nga pranë mikun e tij Felipe Massa, Ronaldo nuk ka se si të anashkalojë situatën tek Real Madrid, duke treguar se mbetet i dashuruar me fanellën e bardhë.


"Mendoj se dyshja që do të krijojnë Cristiano dhe Bale do të jetë një bonus për skuadrën. Ata do të kuptohen mjaft mirë dhe jam i bindur që do të bëjnë të lumtur tifozët e Realit, pasi do të triumfojnë së bashku me ta. Cristiano dhe Bale do të kuptohen shumë mirë mes tyre për t’i dhënë shumë tituj madrilenëve" eshte shprehur Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori