Ronaldo befason të gjithë: Ja në cilën moshë do ta lë futbollin
Cristiano Ronaldo ka firmosur kontratën e re, që do ta bashkojë me Real Madridin deri në vitin 2021. Mesditën e sotme ylli portugez ka firmosur në praninë e presidentit Florentino Pérez.

“I falënderoj të gjithë, është një ditë shumë e rëndësishme për mua. E kam thënë gjithmonë që është klubi i zemrës për mua, është fytyra ime, një moment unik në jetën time, por nuk është kontrata ime e fundit me këtë klub.

Kam firmosur një kontratë 5-vjeçare, por kjo sigurisht që nuk do të jetë e fundit me këtë klub. Do të luaj më shumë se 41 vjeç dhe do të mundohem t bëjë të njëjtën gjë të njëjtën gjë si këto sezone”, u shpreh Ronaldo.

Shtuar më 07/11/2016, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori