Ronaldo bën shaka me një fëmijë: Messi është i keq (VIDEO)
Pëlqej
Messi është i keq”, kështu i thotë Ronaldo në formë shakaje një fëmijë para gjithë lojtarëve të Realit në tunel para ndeshjes me Deportivo la Corunan.

Në tunel, dëgjohet një fëmijë duke folur dhe që i thotë Ronaldos se është më i miri në botë dhe në atë moment ai e përmend edhe Messin. Duke mos e lënë të flasë shumë, Ronaldo në formë shakaje i thotë të voglit: “I keq”.

Fëmija: “Për mua ju jeni më i miri në botë dhe Messi është...”

Ronaldo: “I keq”

Fëmija tjetër: “Më i keqi”.

Ronaldo shënoi dy gola kundër Deportivos, duke quar vetëm në gjashtë numrin e finalizimeve deri më tani këtë edicion në La Liga. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori