“Ronaldo bëri zgjedhjen e duhur me largimin nga Reali”
Ish-mbrojtësi i skuadrës së Bayern Mynih, Markus Babbel ka theksuar se largimi i Cristiano Ronaldos nga skuadra e Realit për tek Juventusi është një zgjedhje për tu duartrokitur. Kujtojmë që Cristiano kaloi te Juventus për shifrën rekord të 112 milionë eurove.

“Dua ta komplimentoj Ronaldon. Në moshën 33-vjeçare, ai tha: ‘Unë nuk mund të bëj më shumë në Real Madrid. Kam nevojë për një sfidë të re, dua diçka ndryshe për të arritur ta mbaj sa më të lartë nivelin e performancave të mia”, tha Babbel. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori