Ronaldo blen shtëpi luksoze në Spanjë, bëhet fqinj me McGregor (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo njihet për jetën e tij luksoze. Portugezi së fundmi ka blerë një shtëpi luksoze në Marrbella të Spanjës e cila i ka kushtuar 1.5 milion euro, shkruan Albeu.com.

Vila ndodhet në zonën luksoze të Kosta del Sol dhe është pjesë e pasurisë së "La Resina Golf & Country Club". Siç është dokumentuar nga fotot e Quartier Estates, ajo përbëhet nga katër dhoma gjumi dhe mund të gëzojnë një pamje të pabesueshme nga Deti Mesdhe.

Ekziston edhe një verandë elegante për të ngrënë bukë në natyrë.

Gjithashtu shtëpia ka një palestër private, një pishinë dhe një dhomë kinemaje.

Ndërkohë, Ronaldo do të ketë fqinj Conor McGregor, i cili zotëron një pronë në të njëjtën kompleks ndërtimi. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2019, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori