Ronaldo, bomberi më i mirë i Juves pas 60 vitesh
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është futbollisti që i ka munguar bardhezinjve prej dekadash. 33 vjeçari ka shënuar 7 gola në 10 takimet e para në Serie A, shifër e cila e ka arritur vetëm sulmuesi britanik John Charles i cili në vitin 1958 shënoi 28 gola me Juventusin.

Lojtarët e tjerë me statistika prej goleadori: Gonzalo Higuain (e përfundoi sezonin përkatës me 24 gola), Carlos Tevez (19) dhe Filippo Inzaghi (18). Zlatan Ibrahimovic dhe David Trezeguet shënuan nga pesa gola në dhjetë javët e para të kampionatit, duke i përfunduar sezonet e para te Juventusi me 16 dhe 14 gola në kampionat, respektivisht. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2018, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori