Ylli i Juventusit, Cristiano
Ronaldo me shumë mundësi nuk do të luajë me Argjentinën në ndeshjet e Nations League. Sipas së përditshmes “Record”, luzitani i ka kërkuar trajnerit Santos dhe presidentit të federatës. Fernando Gomës për të mos u grumbulluar me
kombëtaren e tij. Sfidat që ai pritet të mungojë janë ndaj Polonisë, Italisë dhe Skocisë.
Të njëjtën gjë
Ronaldo e bëri edhe në muajin shtator ku vendosi të qëndronte te
Juventusi duke refuzuar
kombëtaren e tij. Natyrisht që nuk është një lamtumirë pasi 33 vjeçari do të rikthehet me
kombëtaren në vitin 2019.
Edhe një herë tjetër pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po tregon se sa i përkushtohet klubit të ri të Juventusit. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018,
ora 16:28