Ronaldo-brazilianëve: Respektoni Zidane
Ish sulmuesi brazilian, Ronaldo, u kërkon bashkëkombasve të tij të tregojnë respekt për legjendën e Francës, Zinedine Zidane në miqësoren e bamirësisë të muajit Dhjetor që do të zhvillohet në vendin e Amerikës Latine.

"Populli jonë është mikpritës dhe ai ka qenë një lojtar i madh, çdokush e di këtë", deklaroi Fenomeni në një konferencë për shtyp ku prezantoi ndeshjen e 19 Dhjetorit dhe theksoi se rivaliteti mes tij dhe Zidanes ishte sportiv dhe këtë do ta tregojnë edhe në takimin e këtij viti.

I gjithë mllefi i brazilianëve daton nga finalja e Kupës së Botës Francë 98 ku "Gjelat" mposhtën 3-0 Brazilin mes polemikash se ylli brazilian Ronaldo ishte helmuar. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2012, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori