Ronaldo dhe Higuain i dhurojnë fitoren Juventus, Atletico siguron kualifikimin (VIDEO)
Juventus dhe Atletiko Madrid, ashtu siç pritej, sot kanë bërë detyrën duke marrë fitore me shifrat 2-0 në ndeshjet përkatëse në grupin D.

Edhe pse Juventusi kishte lënë pushim shumë prej titullarëve, në ndeshjen ndaj Bajer Leverkusenit luajti hapur dhe në fund arriti të merrte tri pikët për statistikë, pasi kishte të sigurt vendin e parë në grup.

Golat e Ronaldos dhe të Higuain bënë që Sarri të merrte suksesin e radhës, ndërsa Bajer Leverkusen preu biletën për në Ligën e Europës me vendin e tretë.

Gjermanët shpresonin te një fitore për të mbajtur gjallë shanset për kualifikim, por suksesi i Atletiko Madrid në ndeshjen ndaj Lokomotiv të Moskës ua preu çdo shpresë me ekipin e Simeones që kështu kalon si e dytë në grup.
Shtuar më 11/12/2019, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori