Cristiano
Ronaldo e Lionel
Messi të cilet kanë nga 53
gola të
shënuar në këtë vit kalendarik, në El Classicon e së shtunës do të luftojnë për çmimin e golashenuesit më të mirë për vitin 2017.
Messi ka shenuar gjithsejt 39
gola në Kampionat, në krahasim me 19 golat e Ronaldos.
Megjithatë, në Champions League, argjentinasi ka
shënuar 4 herë për dallim nga portugezi i cili e ka gjetur rrjeten 19 herë.
Në Kupën e Botës për Klube,
Messi nuk ka mundur të marrë pjesë, përderisa
Ronaldo në këtë kompeticion ka
shënuar 2
gola.
Messi e
Ronaldo kanë nga një gol të
shënuar në Superkupen e Spanjes, ndërsa që të dy nuk kanë arritur të shenojnë gol në Superkupen e Europes.
Në Copa Del Rey,
Messi (5) ka 4
gola me shumë sesa
Ronaldo (1), përcjell Albeu.com.
Ndërkohë sa i përket statistikave me kombëtare,
Ronaldo ka
shënuar 7
gola me shumë se
Messi. Portugezi ka shenuar 11
gola e argjentinasi 4 të tillë.
Por, përveç dyshes në fjalë në garë për këtë çmim janë edhe Lewandowski me 53
gola të
shënuar, Cavani me 52 si dhe Kane me 50
gola të shenuar.
Ky i fundit për dallim nga të tjerët ka edhe dy ndeshje në dispozicion që ta fitojë çmimin e golashenuesit më të mirë për vitin 2017. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2017,
ora 17:18