Ronaldo do të jetë në Madrid deri moshën 40 vjeçare
31-vjeçari, Cristiano Ronaldo, ka thënë se është i lumtur në Real Madrid dhe se dëshiron të pensionohet te 11 herë Kampionët e Evropës.

Ronaldo u transferua në Madrid nga Unitedi në vitin 2009, duke kaluar Raulin në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Real Madridit.

“Do të pensionohem në Madrid në moshën 40 vjeçare”, ka deklaruar Ronaldo për AS.

“Jam shumë i lumtur me gjithçka që kam arritur dhe me La Undeciman që fituam, ishte natë magjike”, ka thënë Ronaldo, i cili shënoi golin vendimtar për Real Madridin që fituan titullin e 11 të Ligës së Kampionëve. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori