Ronaldo: Do te rikthejme gjithcka
Albeu.com
Lojtarët e Real Madrid duhet sa më shpejt të harrojnë atë mbrëmje të hidhur dhe nuk kanë më se cfarë të shikojnë mbrapa por duhet me cdo kusht të përmbysyn rezultatin e humbjes së mbrëmshme ndaj Lyon.Real Madrid i dëshpëruar, jo vetëm për humbjen por edhe për ndeshjen jo të mirë që treguan ndaj një Lyoni që jashtëzakonisht ishte i mirë vendosur në fushë.

Lojtari kyc i Real Madrid, Cristiano Ronaldo mendon se gjithcka do të shkoj në anën e tyre në ndeshjen e kthimit.

"Ne e dijmë mirë që ne jemi përgjegjës për gjithcka dhe ne do të përmbysim rezultatin e mbrëmshëm. Ne kemi nevojë që të gjithë të jemi në formë të mirë në ndeshjen e kthimit dhe jemi të sigurtë që në shtëpin tonë do të flas gjithcka për ne." (albeu.com)
Shtuar më 17/02/2010, ora 17:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori