Ronaldo "driblon" gazetarët
Nuk dëshiron të flasë më për "trishtimin" e tij. Do ta bëjë një gjë të tillë vetëm pasi të kthehet në Madrid dhe të flasë me trajnerin e tij Jose Mourinho. Të martën para konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes eleminatore Portugali-Azerbaijxhan, ylli portugez arriti të "driblojë2 në mënyrën e tij pyetjet e gazetarëve rreth situatës së tij në "Santiago Bernabeu", raporton "Record".

Cristiano Ronaldo nuk doli nga hyrja kryesore e stadiumit të Bragas por gjeti një rrugë dytësore duke shmangur kështu edhe grupin e madh të gazetarëve dhe fotoreporterëve që prisnin yllin e Real Madrid.

Ndoshta Ronaldo ka dashur të rikthehet sa më shpejt në "Valdebebas" për të sqaruar një herë e mirë situatën e tij me klubin. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2012, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori