"Ronaldo duhet të fitojë ‘Topin e Artë’ për këtë arsye"
Ish-futbollisti australian, Tim Cahill thotë se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë "Topin e Artë" për shkak të asaj që ka bërë në Juventus.

Luka Modric ishte futbollisti i parë që e theu dominimin 10-vjeçar të Ronaldos dhe Lionel Messit në garën për çmimin më prestigjioz individual në futboll për shkak të paraqitjeve të tij me Real Madridin dhe Kroacinë në Botëror.

Por, Cahill mendon se "Topi i Artë" duhet të rikthehet në duart e Ronaldos.

"Arsyeja që them Ronaldo, e di që njerëzit nuk do të pajtohen, është për shkak të asaj që ka bërë në Juventus", deklaroi Cahill.

"Ai u largua nga Real Madridi, shkoi aty dhe e pati një ndikim të madh në një ligë tjetër. Unë kurrë nuk e kam parë ndonjë lojtar tjetër të bëjë ashtu në Manchester United, në Madrid për aq shumë vite. E di se ai nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, por ai e ka një ndikim të madh te çdo klub", shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2019, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori