Ronaldo, dy javë jashtë fushës
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të qëndrojë jashtë fushës për 10-15 ditë pas lëndimit që pësoi në kofshën e këmbës së majtë në fitoren 7-0 ndaj Malagës, të enjten.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të premten.

Reprezentuesi portugez i cili shënoi het-trik kundër Malagës u kontrollua nga stafi mjekësor i klubit të premten në mëngjes që konfirmoi dëmtimin.
Shtuar më 05/03/2011, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori