Ronaldo dyert e mbyllura, te United preferohet Bale
Pëlqej
Cristiano Ronaldo sipas mediave sportive është shumë pranë largimit nga klubi i Real Madridit.

Alternativat e mundshme për portugezin janë të shumta pasi të shumë prej skuadrave gjigante europiane do ta donin ta kishin në ekipin e tyre.

Por mesa duket Manchester United nuk e do një gjë të tillë.

Ish-skuadra e Ronaldos në plan të parë vendos uellsianin Gareth Bale dhe po interesohet shumë për të, madje Bale është i pëlqyer edhe nga tekniku i "djajve të kuq".

Ndërsa për Ronaldon, Morinho pati deklaruar javë më parë se tek Manchester United i ka dyert e mbyllura.

Nga ana tjetër Ronaldo duket se ka dëshirë të madhe që të bashkohet me ish skuadrën e tij në Old Trafford, një dëshirë të cilën e shprehu edhe nëna e tij në një intervistë dhënë mediave sportive. /albeu.com/


Shtuar më 08/06/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori