Ronaldo e fillon garën për "Këpucën e Artë" me 9 gola prapa Messit
Real Madridi do ta zhvillojë ndeshjen e pestë në La Liga, por tani me Cristiano Ronaldon në formacion.

Janë mbushur 38 ditë prej se lojtari mori karton të kuq në Superkupën e Spanjës, ndërsa dënimi i shkoi në pesë ndeshje shkaku që shtyu gjyqtarin. Që nga atëherë ai ka luajtur vetën për Portugalinë dhe një ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani ai ka shënuar tri herë nga ndeshja e Superkupës së Spanjës, dhe atë në ndeshje me APOEL. Ronaldo ka munguar në pesë ndeshje në La Liga që këtë fillim është zhvilluar nën magjinë e Lionel Messit që ka shënuar nëntë herë.

Është një distancë e konsideruar, por Ronaldo i ka bindur të gjithë se është një sulmues i madh dhe gjëra të pamundura për të nuk ka. Portugezit i duhet një start i mirë në ndeshjen e parë dhe sa më shumë ndeshje. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2017, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori