Ronaldo ende pozitiv me Covid-19, ku po qëndrojnë Georgina dhe fëmijët? (FOTO LAJM)

Futbollisti Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv edhe në testin e dytë të Covid-19, teksa po qëndron i izoluar në një rezidencë në Itali.

Gjatë kësaj kohe, futbollisti është ushtruar për ndeshjen e radhës dhe madje ka ndryshuar look, duke qethur flokët zero.

Ronaldo mungoi në përplasjen e Portugalisë me Suedinë dhe gjithashtu nuk ishte as në ndeshjen e Juventus ndaj Dinamo Kiev.

Tashmë ai duhet të qëndrojë në izolim për të paktën dhjetë ditë, teksa nuk do marrë pjesë as në ndeshjen kundër Barcelonës për Champions League që luhet më 28 tetor.

Por, si po ia del futbollisti të qëndrojë larg familjes së tij?

Në fakt ai, Georgina dhe fëmijët s’janë edhe aq larg! Ata po qëndrojnë në të njëjtën rezidencë në Itali, megjithëse nuk janë takuar.

Gazeta portugeze “Correio da Manha” zbulon se Georgina ka rezultuar negative për COVID-19 dhe familja mezi po pret përgjigjen negative të tamponit tjetër të futbollistit.

Shtuar më 26/10/2020, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori