Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se ëndrra e tij është ta
fitojë për herë të gjashtë “
Topin e Artë” për ta kaluar rivalin e tij, Lionel Messin. Portugezi mendon se ai e meriton ta
fitojë këtë çmim këtë vit, për të tretën herë radhazi.
“E kam thënë këtë gjë qindra herë. Ta
fitoj ‘
Topin e Artë’ për të gjashtën herë nuk është një mani e imja dhe unë nuk do ta parafrazoja këtë pyetje kështu”, ka thënë Ronaldo.
“Unë thellë brenda vetes e di se jam një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit. Natyrisht, dua ta
fitoj ‘
Topin e Artë’ për herë të gjashtë. Do të ishte gënjeshtër nëse e them të kundërtën. Unë punoj për këtë gjë”.
“Mendoj se e meritoj ta
fitoj këtë vit. Po, unë ëndërroj ta
fitoj Topin e Artë për herë të gjashtë dhe të kaloj Lionel Messin”, përfundoi Ronaldo.
Shtuar më 29/10/2018,
ora 16:14