Ronaldo është i vetmi "i mbijetuar" i agjentit Mendez tek Reali
Me James Rodriguez që ka përfunduar një transferim prej dy vitesh në Bayern Munchen të martën, Cristiano Ronaldo është i vetmi person që ka mbetur në Real Madrid dhe që është pjesë e agjendit Mendes.

Këtë verë, agjenti ka mbyllur lëvizjet për tre nga katër lojtarët që kishte tek Reali: Coentrao (Sporting de Portugal), Pepe (Besiktas) dhe James (Bayern Munich). Në fakt, Ronaldo ka humbur dy nga shokët e tij më të mirë në klub në Pepe dhe Coentrao, kolegët e tij portugezë, përcjell Albeu.com.


Mendes luajti një rol kyç në Los Blancos gjatë sezonit 11/12, duke përfaqësuar gjashtë anëtarë të stafit: Jose Mourinho, Ricardo Carvalho, Angel Di Maria, Pepe, Ronaldo dhe Coentrao. Përveç kësaj, lojtarë të rinj janë dërguar në akademinë e Madridit në vitet e fundit. Nga Alipio, një sulmues brazilian i cili arriti si yll, tek Fabinho, i cili kaloi një sezon në akademi dhe debutoi në një ndeshje miqësore për Mourinhon përpara se të lëvizte në Monako, ku ai ka përparuar në mënyrë të konsiderueshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori