Ronaldo fenomenal: Jam Kristiano nga Kosova
Mirëdita, unë jam nga Kosova! Ky është mesazhi që Cristiano Ronaldo jep për të gjithë tifozët kosovarë të Realit të Madridit dhe sulmuesit portugez.

Një gjetje e zgjuar e numrit 7 për të shprehur afrimitetin e tij me gjithë mbështetësit në mbarë globin. Në videon personale të publikuar në rrjetet sociale, Ronaldo shfaqet me dy binjakët dhe djalin e tij të madh në një moment pushimi në shtëpi, raporton SuperSport. Më pas ai shton gjithashtu që është edhe një indonezian duke përshëndetur edhe fansat në Azinë Juglindore. “Dua të ndaj me ju këtë moment të bukur me familjen time”, shton luzitani.

Një mesazh që flet shumë dhe qartë duke dhënë një mesazh të drejtëpërdrejtë. Ronaldo ndoshta nuk është një shtet, por një nga futbollistët më të njohur të planetit dhe dedikimi i tij personal ndaj popullit kosovar është një gjest simbolik por edhe domethënës sepse atë që me vështirësi e bën diplomacia kosovare, Cristiano Ronaldo e realizon me një fjali të vetme duke e ndërkombëtarizuar Kosovën edhe në sportin më të ndjekur të planetit.
Shtuar më 28/09/2017, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori