Ronaldo 'Fenomeni': Moratti ishte si një baba
Ronaldo, “Fenomeni”, ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij tek Interi.

Largimi i Ronaldos nga Interi ishte një nga ngjarjet që “theu zemrat” e tifozëve “zikaltër” dhe duket se ky transferim kishte ndodhur pa dëshirën e brazilianit.

Lojtari ishte detyruar të largohet nga skuadra, siç bën të ditur ai, pasi ai nuk kishte një dëshirë të tillë.

“Nuk doja të largohesha nga Interi, kurrë. Ndihesha si në shtëpinë time dhe mendoja se do të qëndroja gjithmonë aty. Nuk do të shkoja kurrë tek presidenti të kërkoja shkarkimin e trajnerit, nuk ishte stili im”, ka zbuluar Ronaldo.

“Gjithsesi, arritëm një pikë me Cuper ku unë nuk mund të bëja asgjë. Ai nuk më trajtonte mirë mua. Nuk e di nëse ‘Scudetto’ do të ndryshonte mendjen time”, ka shtuar braziliani.

“Isha i bindur se Moratti do të shkarkonte Cuper, kështu që kur mora vesh se ai përkrahu trajnerin, u shokova. Moratti ishte si baba për mua. Ne arritëm në përfundim se ai relacion (me Cuper) ishte arritur nga gabimet e të dy neve”, ka thënë ndër të tjerash “Fenomeni”.

Moratti përfundoi duke shkarkuar Cuper në tetorin e vitit 2003, kurse karriera e Ronaldos tek Interi u pengua edhe nga dëmtimi në gju.
Shtuar më 12/10/2019, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori