Ronaldo Fenomeni: Seria A po përmirësohet shumë
Një nga merkatot më të nxehta të kësaj vere, padyshim është ajo në Serinë A italiane. Për këtë temë, ka folur edhe Ronaldo Fenomeni në një intervistë nga SkySport.

"Vitet e fundit nuk kanë qenë fort të mira për kampionatin italian, por tani është koha që të rikuperojnë. Transferimi i Ronaldos te Juvja do i ndryshojë gjërat. Merkato ka qenë e çmendur. Të shohim çfarë do ndodhë tani", tha fillimisht Fenomeni.

"Modriç te Interi? Nuk e di nëse ekziston një negociatë e mirëfilltë mes Realit dhe Interit, gjithsesi, e rëndësishme është që të gjitha skuadrat po forcohen", deklaroi braziliani. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori