Ronaldo: Ferguson më mësoi bazat e futbollit
Kristiano Ronaldo vlerëson kontributin e trajnerit Aleks Ferguson sa i përket karrieres se tij futbollistike por e paralajmëroi se do të bëjë gjithçka për të eliminuar Mançester Junajtidin nga Liga e Kampioneve.

“Kam bindjen se kjo ndeshje do të shkojë mirë. Sipas mendimit tim Reali i Madridit ka një skuadër më të mirë, edhe pse ne duhet që ta tregojmë këtë në fushë pasi, nga ana tjetër, Mançesteri është një ekip i bashkuar. Ka qenë gjithmonë kështu në vitet e fundit”, – tha portugezi.


Ai shprehet se ka dashur që të përballet me Junajtid, pasi ka kujtime të mrekullueshme aty.

"Sër Aleksi më mësoi mua bazat e futbollit, ndërsa u bëra pjesë e Mançesterit kur isha vetëm një 18-vjeçar. Ai e menaxhoi karrierën time në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj për mua është një ndër njerëzit më të rëndësishëm në futboll. Unë vazhdoj që të kem një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe do të jetë shumë bukur që do ta takoj sërish edhe pse si kundërshtarë”, – u shpreh lojtari i Realit të Madridit. /albeu.com

Shtuar më 06/02/2013, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori