Ronaldo fitoi "Këpucën е artë 2008"
Albeu.com
Portugezi Kristiano Ronaldo i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer në radhët e Mançester Junajtedit edhe zyrtarisht ka fituar “Këpucën e Artë në Europë për vitin 2008”.Në fund të të gjithë kampionateve evropiane, portugezi kishte kuotën e 31 golave të shënuar që i dha atij 62 pikë në total. Në përcaktimin e pikëve për fituesin e Këpucës së Artë është vënë një koeficient për çdo gol të shënuar gjithnjë në bazë të rëndësisë së kampionateve. Kështu koeficienti për në kampionatet në Itali, Angli, Spanjë, Gjermani dhe Francës është dy, për kampionatet e tjera 1.5. Futbollisti që ka shënuar më shumë gola është Huntelar i Ajaksit i rënditur në pozitën e tretë, pas Guizas me 54 pikë. Pas tre futbollistëve të parë rënditen 4 sulmues me të njëjtën kuotë golash 24 por edhe më pikë: Adebajor, Luis Fabiano, Toni dhe Tores. Duke patur parasysh se kampionati skocez ende është duke u zhvilluar sulmuesi i Selltikut, Skot Mek Donald ka gjasa teorike që ta fitojë Ronaldon por vetëm nëse shënon 17 gola.
Shtuar më 21/05/2008, ora 17:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori