Ronaldo sportisti më i famshëm në planet
Sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo është sportisti më i famshëm në planet, sipas një renditjeje të televizionit amerikan të sportit ESPN.

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është sportisti më i famshëm në botë, sipas renditjes së ESPN-së.

Ronaldo i prin listës para yllit të NBA-së dhe La Lakers, LeBron James (2) dhe sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messit (3).

ESPN e ka krijuar formulën e vet për renditjen e atletëve, duke i marrë parasysh tre faktorë: rezultatet rreth kërkimeve të bëra për ta [sa herë është kërkuar emri i tyre në Google], përkrahjen për ta dhe numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.
Ylli i PSG-së, Neymar është i katërti, ndërsa i pesti renditet tenisti veteran Roger Federer.
Shtuar më 17/03/2019, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori