Ronaldo gabon nga penalltia, Juventus bën detyrën ndaj Chievos (VIDEO)
Pëlqej
Juventus ka marrë fitore të lehtë ndaj Chievos me rezultatin 3-0 në "Allianz Stadium".

Ndeshja zhbllokohet në minutën e 13' me golin e sulmuesit brazilian, Douglas Costa.

Rezultati dyfishohet në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të mesfushorit gjerman, Emre Can.

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo kishte rastin e artë të shënonte edhe golin e tretë, por që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e tretë dhe të fundit e shënoi mbrojtësi, Daniele Rugani në minutën e 84'.

Pas kësaj fitoreje Jventusi renditet në vendin e 1 me 56 pikë, ndërsa Chievo në vendin e fundit me 8 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori