Cristiano
Ronaldo duket se është shumë ndryshe tashmë në kombëtaren e tij. Ndaj Armenisë në transfertë realizoi një tregolësh që i mjaftoi përfaqësueses luzitane për të marrë tri pikë me vlerë dhe për të ruajtur kryesimin në Grupin I eliminator, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Me finalizimet e fundit
Ronaldo ka arritur shifrën e 20 golave në eliminatoret e Europianit, vetëm Robbie
Keane i Irlandës, ka mundur të shënojë më shumë se CR7.
Por diferenca është e papërfillshme. Mjafton të shënojë edhe një gol dhe
Ronaldo e barazon
rekordin e 34-vjecarit. Gjatë këtij sezoni ka zhvilluar në total 60 takime dhe e ka gjetur 66 herë rrugën e rrjetës, me një mesatare më shumë se një gol për ndeshje. /Albeu.com/
Shtuar më 14/06/2015,
ora 10:20