Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Ronaldo: Gjithçka perfekte, Real i madh
Pëlqej
Fenomeni që i dha Superkupën e Europës Real Madridit ëshzë zgjedhur si më i miri në fushë edhe nga Sir Alex Ferguson. Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor në finalen e Cardiff-it me dy gola dhe të tjera lojëra prej kampioni.

Dëmtimi në gju tashmë i përket të shkuarës dhe këtë e pranon edhe vetë "Topi i Artë 2013": "U ndjeva mirë dhe në ndeshjen time të parë zyrtare të sezonit skuadra më ndihmoi. Shënova dy gola që më dhanë besim dhe do të rritem në ndeshjet në vazhdim. Nuk ndjeva dhembje dhe mbi të gjitha fituam Kupën. Nuk mund të kërkoja më shumë", është shprehur Ronaldo.

"E dinim që për ne do të ishte një ndeshje e komplikuar por luajtëm më mirë se Sevilla, me më shumë intensitet dhe kemi gjuajtur më shumë në portë. Besoj se e merituam suksesin. Nuk e kisha fituar kurrë Superkupën, i vetmi trofe europian që më mungonte dhe është një kënaqësi e madhe që mora çmimin e lojtarit më të mirë nga Sir Alex Ferguson, ish trajner im te Manchester United që më ka mësuar shumë gjëra", përfundoi portugezi. /albeu.com/



Shtuar më 13/08/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori