Sulmuesi i Juventusit, Cristiano
Ronaldo pavarësisht që pësoi lëndim ndaj Lazios, pritet të jetë i
gatshëm për Kombëtaren e Portugalisë.
Sulmuesi dje realizoi pas 15 minutave lojë, por u detyrua të largohet nga fusha gjatë pjesës së dytë shkaku i lëndimit.
Sipas Il Corriere dello Sport, sulmuesi do t’i bashkohet Kombëtares së Portugalisë për
Ligën e Kombeve këtë muaj dhe do bëjë disa testime.
35-vjeçari pritet të jetë i
gatshëm për të tri sfidat, pra miqësoren me Andorrën dhe ndeshjet ndaj Francës dhe Kroacisë në
Ligën e Kombeve.
Ronaldo ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Seria A, tri prej tyre ishin që prej kohës kur u shërua nga koronavirusi në nëntor.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 14:13