Ronaldo hyn në historinë e Serie A, rekord në 8 ndeshje radhazi
Juventus duke i pandalshëm këtë sezon. Fitorja e fundit kundër Lazios bëri që të arrinin kuotën e +11 pikëve më shuëm se Napoli i vendit të dytë, në renditjen aktuale të Serie A.

Por tek Juventus po shkëlqen edhe një super yllë i futbollit. Bëhet fjalë pikërisht për Cristiano Ronalodn i cili ka hyrë në historinë e Seria A.

Ronaldo ka shënuar në tetë ndeshje të njëpasnjëshme, në Serie A.

Portugezi ishte i pari që e arriti këtë rekord, ku goli i tij i dha fitoren më përmbysje ndaj Lazios.

Për Ronaldon ky ishte goli i 15-të në 21 ndeshje të Serie A, ose i 17-ti në 28 ndeshje në total me fanellën e Juventusit. /albeu.com/


Shtuar më 28/01/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori