Ronaldo i dhuron fanellën djalit nga Nepali (FOTO)
Jetin Shrestha ishte duke luajtur futboll me shokët e lagjes kur tërmeti goditi Nepalin në prill të këtij viti, duke marrë jetën e 10 mijë personave. Djaloshi i vogël që ka rrëfyer historinë para kamerave duke theksuar se është një tifoz i çmendur i Cristiano Ronaldos, ka prekur yllin e Real Madrid.

Me të dëgjuar historinë e tij të rrëfyer për gazetaren portugeze Magarida Mota, Ronaldo ka hyrë në kontakt me menaxherin e tij Jorge Mendes që djaloshit nga Nepali ti dërgohej fanella e tij me autografin personal të yllit të futbollit.

Mendez ka kontaktuar me gazetaren Mota e cila ka çuar në duart e Jetin Shrestha, fanellën personale të portugezit, ku shkruhej “Jetin qëndro i fortë, të uroj gjithë të mirat”./Albeu.com/
Shtuar më 28/08/2015, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori