Ronaldo i kërkon Mendezit gjetjen e një ekipi të ei
Ronaldo i ka thënë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Sulmuesi portugez është i mërzitur me ofertën e kontratës së re që presidenti Perez i ka paraqitur muajin e kaluar.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ronaldo i ka thënë agjentit të tij Jorge Mendes të mendojë për transferimin e tij të radhës në verën e vitit të ardhshëm.

Ky medium thekson se Ronaldo i ka thënë agjentit të tij të klasifikojë një transferim drejt kampionit aktual të Ligës Premier, Chelseat.

Mediumi spanjoll pretendon se Ronaldo mendon se Manchester Unitedi nuk mund ta lejojë të nënshkruajë me atë dhe portugezi është i etur të jetojë në Londër. /Albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori