Diskutimet për futbollistin më të mirë në botë, apo në historinë e futbollit nuk mund të përfundojnë në asnjë moment.
Diskutimet për aktualin më të mirë janë mes Mesit dhe Ronaldos ndërsa për atë në histori, shtrihen edhe te
Maradona, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta para disa ditëve më parë.
Së fundmi, rreth atij që i ngjason më shumë legjendës argjentinase në aspektin e pasionit për lojën, trajneri i Benfikës, Horge Zhezus shprehet se CR7 është më pranë Maradonës, duke theksuar se
Mesi nuk ka
pasion.
“Sot mes dy më të mirëve në botë,
Mesi dhe Ronaldo, ky i fundit ka pak nga ajo që kishte
Maradona.
Mesi nuk ka asgjë, ai nuk ka
pasion. Është lojtar i madh, por po flasim për ndjenja dhe
pasion për lojën dhe futbollin. Dhe, në këtë aspekt, mendoj se
Maradona ishte më i madh se të gjithë”, u shpreh Zhezus.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 18:38