Ronaldo i shoqëruar nga Georgina mbërrin në gjykatën e Madridit, çfarë pritet të ndodhë me të? (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Madrid në orët e para të mëngjesit i shoqëruar dhe nga e dashura e tij Georgina Rodriguez.

Ai pritet të dalë para gjykatës spanjolle, teksa akuzohet për fshehjen e të ardhurave duke shmangur taksat në shtetin spajoll.

Në hyrje të gjykatës Ronaldo u prit nga gazetarët e shumtë të cilët ishin kurioz ta merrnin në pyetje .

Ylli i Juventusit i cili luajti kundër Chievos mbrëmë teksa humbi dhe një penallti.

Ai ka paguar tashmë një gjobë prej 13.4 milionë organeve tatimore ne spanjë, por tani duhet të mbyllë gjyqet penale dhe gjatë javëve të fundit ka arritur një marrëveshje për pagimin e pjesës tjtër të gjobës prej gati 19 milion euro duke shmangur dënimin prej 23/24 muaj burg. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori