Ronaldo ia plas së qarës, pasi pa videon prekëse për babain (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot para ekranit pasi ka parë një video me babain e tij, Jose Dinis Aveiro.

Në emisionin e Piers Morgan, atij i tregohet një klip ku shoqërohet nga babai pak para Euro 2004. I ati, një i alkoolizuar dhe ish-ushtarak, humbi shumë nga sukseset e të birit, duke u ndarë nga jeta një vit më pas.

Pasi pa videon, Ronaldo ka shpërthyer në lot, duke thënë se nuk e kishte parë më parë videon.

I pyetur se çfarë e bën të ndjehet me keq, ai përgjigjet: Të jesh numri 1 dhe ai të mos e ketë parë këtë.
Shtuar më 16/09/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori