Ronaldo injoron Real Madridin
Albeu.com
Kristiano Ronaldo ka siguruar tifozët e Mançester United se nuk mendon të lëvizë nga ekipi anglez. Topi i Artë portugez deklaroi se nuk mendonte më për Realin e Madridit: “Për momentin më intereson vetëm finalja e Ligës së Kampioneve, ky është absolutish prioriteti im", tha Ronaldo."Unë jam i sigurt se presidenti i ardhshëm i Realit të Madridit, Florentino Perez do të ndërtojë një ekip fenomenësh në Madrid, por dua të ritheksoj se unë jam një lojtar i Mançester United e nuk më intereson asgjë tjetër që ndodh gjetiu. Më intereson vetëm e ardhmja e ekipit tim", u shpreh asi portugez duke mohuar zërat për një largim të mundshëm të tij drejt ekipit madrilen.
Shtuar më 22/05/2009, ora 21:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori