Ronaldo: Ishte mbrëmje magjike

Cristiano Ronaldo, heroi i Juventus-it, ka folur për "Sky Sport" në fund të ndeshjes së fituar 3-0 kundër Atletico Madrid.

Këto kanë qenë fjalët e portugezit:

"Duhej të ishte një mbrëmje e veçantë dhe ashtu ka qenë, jo vetëm për golat, por edhe për skuadrën. Ky është mentaliteti i duhur për Champions League. Është një arsye për t'u ndier krenarë".

"Unë bëj pjesën time dhe jam shumë i kënaqur, ka qenë një mbrëmje magjike. Atletico është një skuadër shumë e komplikuar, por edhe jemi një skuadër e fortë dhe e kemi treguar".
"Në finale? Jo, është akoma herët për të folur për këtë". /albeu.com/

Shtuar më 12/03/2019, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori