Ronaldo: Jam favorit per Topin e Arte
Albeu.com
“Sigurisht se jam i bindur se do t’i fitoj shpërblimet ... besoj se i meritoj shpërblimet më shumë se gjithkush tjetër. Çfarë tjetër duhej të bëja për ta fituar Topin e Artë dhe shpërblimin e FIFA-s”, thotë Ronaldo për Gazzetta dello Sport.Mesfushori portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, beson se do të arrijë ta fitojë Topin e Artë si dhe shpërblimin e FIFA-s. Futbollisti më i mirë i Vitit, pasi vitin e kaluar triumfoi në të dyja frontet, si në Premierligë po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
“Sigurisht se jam i bindur se do t’i fitoj shpërblimet. Nëse shihni atë çfarë bëra sezonin e kaluar, besoj se i meritoj shpërblimet më shumë se gjithkush tjetër. Çfarë tjetër duhej të bëja për ta fituar Topin e Artë dhe shpërblimin e FIFA-s”, thotë Ronaldo për Gazzetta dello Sport .

“Ndonjëherë ndjehesha se kam një thikë në nyje. Por i shtrëngoja dhëmbët dhe vazhdoja, dhe mund të them se nuk jam penduar. Ia kanë vlejtur dhimbjen të cilat ngjanin në torturë”, ka shtuar kandidati kryesor për të fituar shpërblimet më të mëdha të vitit.

Ronaldo po ashtu ka thënë se dëshiron edhe më shumë trofe këtë sezon, duke synuar së pari të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve.
Shtuar më 24/10/2008, ora 21:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori