Ronaldo: Jam me i mire se Messi
Albeu.com
Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka injoruar kualitetet e rivalit të tij te Barcelona, Lionel Mesi. Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid nuk e përfshin Futbollistin më të Mirë të Vitit në listën e tre të preferuarve të tij.
Në një intervistë për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”, Ronaldo përcaktoi lojtarët që sipas tij aktualisht janë më të mirët në planet: Kaka, Runi dhe Drogba.

Në lidhje me kryesimin e Barcelonës në kampionatin spanjoll, futbollisti i kombëtares portugeze theksoi: “Për të fituar kampionatin Barcelona duhet të fitojë në “Bernabeu” dhe ne jemi të sigurt që do t’i ndalim”.
Shtuar më 27/02/2010, ora 00:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori