Ronaldo: Jam shumë i lumtur që fituam ndaj Milanit
Juventusi mposhti Milanin me rezultatin 0-2 në takimin e zhvilluar në “San Siro” të vlefshëm për javën e 12-të të Serisë A. Golat e Mandzukic dhe Ronaldos i siguruan fitoren e 3-të radhazi skuadrës së Allegrit.

Në deklaratën pas ndeshjes për “Sky Sport”, CR7 ka deklaruar se ishte një fitore e vuajtur dhe se të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë. Nuk ka munguar as komenti për kartonin e kuq të Higuain.

“Jam shumë i lumtur, sidomos për skuadrën, sepse të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë. Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është e lehtë. Ishte një fitore e rëndësishme, sepse Napoli mposhti Xhenoan të shtunën dhe ne duhet të ruanim distancën. Tensioni i Higuain? I thashë të qetësohet, pasi po rrezikonte të dënohej për shumë ndeshje. Ai nuk bëri gjë, ai ishte i inatosur se po humbte lojën, kjo është kuptueshme dhe shpresoj të mos e dënojnë për shumë ndeshje”, u shpreh Ronaldo.
Shtuar më 11/11/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori