Ronaldo ka një mesazh për agjentin e tij: Më ço te kjo skuadër
Pëlqej
Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali gjatë kësaj vere, dhe ky tashmë nuk është një lajm i ri. "Më ço te Manchester United", ky është mesazhi që portugezi i ka dërguar menaxherit të tij Jorge Mendes.

A i dëshiron që të largohet nga Reali i Madridit pasi ka fituar gjithçka me "Los Blancos" në këto 8 vite dhe nuk ka më stimuj për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll.

Dëshira e 4-herë fituesit të Topit të Artë, është të rikthehet te United pasi është i lidhur ngushtë me ngjyrat e "Djajve të Kuq".

Për Cristianon interesohen disa klube të mëdha por 32-vjeçari dëshiron vetëm United-in, duke i mbyllur dyert Paris Saint Germain-it, Chelsea-it, por edhe Bayern Munich që ishte gati ta bënte një tentativë për Ronaldon.

As telefonatat e kapitenit Sergio Ramos dhe trajnerit Zinedine Zidane nuk e kanë bindur CR7-tën të ndryshojë mendim.
Shtuar më 19/06/2017, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori