Ronaldo ka një pikë të dobët, asnjë gol nga goditjet e lira (FOTO LAJM)

Goditjet e dënimet janë një pjesë e lojës që mund të vendosin fitoren.

Shumë lojtarë janë ekspertë dhe arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë me një lehtësi të frikshme.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kanë dështuar radhazi. Në katër kampionatet kryesore të Europës, Ciano i Frosinones është ai që ka gjuajtur plot 18 herë dhe nuk ka arritur asnjëherë ta çojë topin në rrjetë.

I dyti është një emër surprizë për të gjithë, Cristiano Ronaldo. Portugezi i Juventusit ka ekzekutuar 16 goditje dënimi dhe nuk ka dërguar asnjë pas shpinës së portierit.

Ndoshta te bardhezinjtë duhet të mendojnë seriozisht që ato duhet t’i godasi Pjanic ose Dybala.
Shtuar më 21/04/2019, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori