Ylli i Juventusit, Cristiano
Ronaldo ka një motiv shtesë për të
shënuar gol në duelin e sotëm ndaj
Cagliarit në
Serie A.
Cagliari është skuadra e vetme nga
Serie A, në mesin e atyre me të cilat është takuar së paku një herë e që nuk u ka
shënuar ende gol, raportojnë mediat italiane.
Andaj, reprezentuesi portugez dëshiron ta sfidojë tabunë e radhës nga elita e futbollit italian.
Nëse ia del të realizojë sot ndaj
Cagliarit, CR7 po ashtu do ta shënojë ndeshjen e pestë me radhë me gol në
Serie A.
Shtuar më 06/01/2020,
ora 12:12