Ronaldo ka vetëm një dëshirë për këtë sezon
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka folur për media pas fitores së mbrëmshme ndaj Dortmundit dhe pas rekordit që vendosi si lojtari i parë në histori që arrin të shënojë në të gjitha 6 ndeshjet e fazës së grupeve në Champions League.

”Jam shumë i lumtur për golin, kemi dashur të përfundojmë fazën e grupeve në mënyrën më të mirë.”, thotë sulmuesi i cili gjithashtu arriti fitoren e 300-të me fanellën e Real Madridit, përcjell Albeu.com.

Gjithashtu Portugezi shtoi: ”Kemi dashur të përfundojmë grupet në mënyrën më të mirë, me një fitore. Goli e ndihmoi ekipin të fitonte dhe ishte i bukur. Rekordi poashtu është i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur. Eshtë një kompeticion që më pëlqen shumë, por gjëja më e rëndësishme tani është të mendojmë për fazën e ardhshme në Champions League pas duam ta fitojmë përsëri atë. Shpresoj që Real Madridi do ta fitojë atë për herën e 3-të me radhë.” /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori