Ronaldo kërkon të arrijë 50 gola
Albeu.com
Anësori i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, pas sigurimit titullit në Premierligë ka deklaruar se në sezonin e ardhshëm do të përpiqet t'i arrijë 50 gola në fanellën e Manchesterit.Portugezi edhe këtë vit i mblodhi shpërblimet në Angli me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme këtë sezon. Ai deri tash ka arritur 41 gola në të gjitha garat, përfshirë edhe golin e parë, të fitores së djeshme prej 2-0 ndaj Wiganit, që edhe i solli titullin Manchesterit.

"50 gola? Nuk e di, por do të jap maksimumin nga vetja. Unë nuk kërkoj gola. Mundohem të luaj mirë dhe nëse shënoj, atëherë gjithçka është mirë", ka thënë portugezi.

"Dëshiroja ta ngre titullin në Old Trafford, pasi që atmosfera do të ishte e pabesueshme, por megjithatë sërish u bëmë kampionë dhe ndjehem shumë krenar dhe i lumtur", ka shtuar ai.

Më 21 maj në Moskë, Manchester United do të ndeshet me Chelsean edhe në një ndeshje tjetër vendimtare, finalen e Ligës së Kampionëve. (Telegrafi)
Shtuar më 12/05/2008, ora 19:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori