Ronaldo, kampion ne Facebook
Albeu.com
Nëse Topi i Artë duhet t'i dhurohet futbollistit në baza të preferencave në rrjetin social më të madh në botë Facebook, atëherë fitues do të jetë Cristiano Ronaldo. Ylli i Manchester United ka mbi 380 mijë fansa në grupin e tij në Facebook, ndërsa rivali i tij kryesor për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit të Evropë, Lionel Messi, ka afro 92 mijë.
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviç gjendet edhe më poshtë në renditje me vetëm 15 mijë fansa. Rrjeti social Facebook ka anëtarë nga e gjithë bota, përfshirë futbollistët që nuk janë në numër të vogël. Sa u përket grupeve të fansave prej futbollistëve, Cristiano Ronaldo nuk ka rival.
Mirëpo, numri i fansave të tij në Facebook është larg më i vogël se ai i notuesit amerikan Michael Phelps, i cili fitoi tetë medalje të arta në Lojërat Olimpike në Pekin. Ai në grupin e tij në Facebook ka mbi 1.6 milionë fansa.

Renditja sipas fansave në Facebook:

Cristiano Ronaldo 382.140 fansa
Fernando Torres 116.849
Lionel Messi 91.807
Ronaldinho 72.577
Alessandro Del Piero 37.955
Andrea Pirlo 36.355
Zlatan Ibrahimovic 15.507
Alexander Pato 11.541
Leite Kakà 6.224
Paolo Maldini 3.702
Mario Balotelli 2.210
Michael Ballack 1.703
Francesco Totti 1.350
Shtuar më 16/10/2008, ora 03:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori